PĖR TĖ QESHUR

| Gazmore | Politike | Nga Shqipėria | Tė tjera | Nastradini |




***

Mėsuesja e gjuhės:
- Kur unė them "Ardiani se donte tortėn", ēfarė ėshtė Ardiani nė kėtė rast ?
- Jo fort i zgjuar
- pėrgjigjet nxėnėsi.

***

Vajza e vogėl duke u lutur para se tė flerė:
- ... dhe pastaj o Zot tė lutem tu japėsh disa rroba tė ngrohta atyre vajzave tė gjora nė revistat qė lexon babi.

***

Mėsuesi nxėnėsit:
- Mė thuaj emrin e njė qyteti nė Angli.
- Pėr cilin qytet e keni fjalėn ?

***

Mėsuesja don tė dijė nėse luteshin nė familjen e Gentit pėrpara se tė hanin:
- Genti ēfarė thotė babai yt kur ulet pėr tė ngrėnė ?
- Hė moj, a u bė ajo dreq gjelle ?!

***

Njė letėr anonime vjen nė zyrėn e taksave:
- Nuk kam mundur tė flė kėto kohėt e fundit pėr shkak tė mos deklarimit tė saktė tė fitimeve qė kam marrė prej dyqanit.
Brenda nė letėr kishte njė shumė tė madhe tė hollash dhe njė P.S.:
- Nė qoftėse nuk mė zė gjumi as sonte, do tė sjell pjesėn tjetėr.

***

Njė psikopatit i duket vetja sikur ėshtė Zoti. Vizitohet nga njė psikiatėr. Psikiatri:
-Meqė ėshtė hera e parė qė po takohemi, mė thuaj gjithēka nga e para.
- Nė fillim krijova qiellin dhe tokėn...

***

Njė turist pyet njė djalė:
- Sa shkoi ora ?
- Dymbėdhjetė e natės.
- Mendova se mos kishte shkuar mė tepėr.
- Kėtu nė fshatin tonė nuk shkon mė tepėr se fillon pastaj nga njėshi.

***

- Do shkosh nė varrimin e Pjetrit ?
- Pse tė shkoj, ai s“do vijė nė timin.

***

Njė djalė kėrkoi punė tek njė fshatar.
- A din tė mjelėsh dhe tė ngasėsh traktorin ? - e pyeti fshatari.
- Ta ngas traktorin dij, por pėr ta mjelur, se kam bėrė ndonjėherė.

***

Njė shkrimtari tė shėmtuar por tė famshėm e tė zgjuar anglez i tha njė ditė njė grua e bukur por jo fort e zgjuar:
- Mendo sikur tė martoheshim ne dhe fėmija jonė do tė kishte bukurinė time dhe meēurinė tėnde.
- Po sikur tė ndodhte qė ai tė trashėgonte fytyrėn time dhe trurin tėnd ?
- e pyeti shkrimtari.

***

Njė mace kishte ndaluar pranė derės sė shtėpisė sė njė plake dhe po thithte mariuana.
Plaka del jashtė dhe i thotė "Pis mace!".
Macja çon dy gishta lart nė formė V-je dhe i pėrgjigjet "Peace gjyshe!".

Pėr tek kreu


POLITIKE

Thonė se Enver Hoxha pati thėrritur njėherė njė plak tė vjetėr qė t“i tregonte pėrralla. Kėshtu ai e mori plakun tek kopshti i tij me lule pėr t“ia treguar pėrrallat aty.
- Shumė tė bukur e paske bėrė kopshtin me lule - i tha plaku
- Unė kopsht tė tillė me lule kam bėrė tėrė Shqipėrinė - ia preu Enveri duke gjetur rastin pėr tė bėrė pak propagandė.
- A kam ardhur unė tė tė tregoj pėrralla ty, apo ke ardhur ti tė mė tregosh pėrralla mua ? - e pyeti plaku.

***

Historia e Shqipėrisė e rishkruar nga Partia komuniste me plot propagandė nė tė i bėnte ēorbė fėmijėt e shkretė, saqė nuk dallonin dot epokat e ndryshme tė saj. Kėshtu nė njė hartim mbi pavarėsinė njė nxėnės fillore shkruante si mė poshtė:
"... dhe plaku Ismail Qemali ngriti mė 8 nėntor 1912 flamurin nė Vlorė dhe duke dalur nė ballkon thėrriti: - Rroftė shoku Enver Hoxha !".

***

Njėherė nė Shqipėrinė komuniste zbret njė grup malėsorėsh pėr tė vizituar Durrėsin. Disa tė dėrguar nga Partia shoqėronin malėsorėt dhe u tregonin se ēfarė kishte ndėrtuar Partia. Partia kishte bėrė pallatet, Fabrikėn e Gomės, Stacionin e trenave, Portin etj. Por ajo qė u tėrhoqi mė tepėr vėmendjen malėsorėve ishte deti qė nuk e kishin parė mė parė dhe pyetėn udhėrrėfyesin:
- Po kėtė Partia e ka bėrė ?
- Jo, ai ka qė qenė aty qė nga koha e Zogut - iu pėrgjegj udhėrrėfyesi.

Pėr tek kreu


NGA SHQIPĖRIA

Njė laluci dhe njė labi u duhej tė kalonin njė urė lėkundėse midis dy thepash mali. Poshtė ishte greminė. Labi qė ishte mė trimi, kaloi i pari dhe mbėrriti nė krahun tjetėr. Laluci nuk po guxonte tė kalonte urėn qė tundej tėrė kohės. Labi i thotė:
- Po eja more!
Laluci pėrgjigjet:
- Jo, se tė mirren mendtė!
- Po mua pse s“mu morėn mendtė kur kalova?
- thotė labi. - Po ku ke mend ti mor derėzi! - pėrgjigjet laluci.

***
Njė lab e njė laluc ishin duke luftuar gjermanėt ('44). Lalucin e kishte kapur frika dhe i friksuar pyet labin:
- Ore po ēfarė ere ka gjaku ? .
Labi qė ishte pėrqendruar nė luftime i thotė:
- Ik ore mė le tė luftoj !
Laluci vazhdon pėrsėri:
- Po ēfarė ere ka gjaku ?.
- Po ik ore !
Laluci vazhdon pėrsėri:
- Po ēfarė ere ka gjaku ?.
Labi me nerva i pergjigjet:
- Erė muti !
Laluci shikon nga ai dhe thote :
-Pse s'thua ti qė qenkam plagosur unė !

***

I biri me tė atin e ve ishin ulur pėr tė ngrėnė supė pėr drekė. I biri e provon i pari supėn por ajo ishte aq e nxehtė sa atij nisėn ti rridhnin lotė nga sytė. I ati e pyet - Pėrse qan o bir ?
I biri i fsheh tė vėrtetėn duke iu pėrgjigjur: - Mu kujtua nėna e vdekur!
Atėherė i ati hesht dhe fut edhe ai nė gojė njė lugė supė. Supa tepėr e nxehtė e bėn edhe atė t“i dalin lotė nga sytė.
- Pse po qan o babė ? - e pyet i biri tinxar.
- Mu kujtua jot ėmė se ēfarė kopili ka lėnė ! - pėrgjigjet i ati.

***

Njė fshatar pyet njė shokun e tij fshatar:
- Ke parė ndonjėherė pampor (vaporr) ti?
Shoku tepėr i sigurtė pėrgjigjet:
- Kam parė dhe kam ngrėnė.

Pėr tek kreu


TĖ TJERA

Nė njė tren ishin ulur pėrballė njėri-tjetrit dy udhėtarė, njėri qė kishte blerė peshk dhe po e hante e tjetri qė po e shikonte. Kur i pari i hėngri peshkut pjesėt qė hahen i tha tė dytit - Peshku tė bėn tė zgjuar !
I dyti e mohoi. I pari kėmbėngulte, dhe ia mbushi mendjen tė dytit t“i blente pjesėn e peshkut qė i kishte tepruar.
Udhėtari i dytė nisi tė hajė kokėn e peshkut si pjesė tė vetme qė kishte tepruar dhe kur e pa se nuk e hante dot kuptoi hilenė qė i kishin bėrė dhe i tha tė parit - Ah, mė mashtrove.
- Jo -
i tha, i pari - ti vetėm kokėn e peshkut hėngre dhe u bėre i zgjuar, a nuk kisha tė drejtė unė.

***

Nė shtėpinė e pleqve njė plakė i thotė njė plaku:
- A e din se mund tė ia qėlloj nė tė se sa vjet i ke?
- Jo nuk mundesh -
ia kthen plaku.
- Çohu nė kėmbė ! -
i thotė plaka.
Plaku me dy mendje dhe pak i nervozuar po çohet.

- Vishi pantallonat!
Ai mė i nervozuar po i vesh.

- Rrotullohu njėherė!
Ai rrotullohet

- 82, - i thotė plaka.
Ai çuditet dhe e pyet plakėn se si ia qėlloi nė tė.
- Ma ke treguar dje - ia kthen plaka.

***

Njė çift shumė i moshuar po kujtonte tė kaluarėn. Plaka i thotė plakut:
-A tė kujtohet kur ishim tė rinj, ende te pafejuar, e kur takoheshim fshehurazi nė fshat.
Plaku i pėrgjigjet:
- Po mė kujtohet. Dilnim fshehurazi... çdo gjė ishte mė e ėmbėl.
Pastaj plaku shton:
- E din si, a takohemi sot pas dite nė orėn pesė ashtu si nė ato kohė.

Plaka i pėrgjigjet: "Po mirė tė dalim".
Doli plaku tamam nė orėn pesė edhe pret e pret por plaka nuk po duket. Pret edhe pak dhe i nervozuar kthehet nė shtėpi. Kur çka tė shohė, plaka ishe aty?! Atėherė i thotė asaj:
- Po ku je moj plakė, pse nuk dole nė orėn pesė ta kujtonim pak rininė.

Ndėrsa plaka iu pėrgjegj:
- Po unė... desha tė dal por nuk guxova prej nanės.

***

Njė bjonde pyet shoqen e saj: - A e ke bėrė testin e shtatzanisė?
- Po !, -
i pėrgjigjet shoqja.
- A ishin pyetjet tė vėshtira?


Pėr tek kreu
Pėr tek kreu



NASTRADINI

Nastradinit i ngordhi gomari. "Pa gomar s'bėjmė dot, - i tha gruaja, - shko e bli nė pazar njė gomar, ja ku i ke gjashtė pjastra." Nastradini bleu nė pazar njė gomar dhe pa u kthyer mbrapa, e tėrhoqi atė prej kapistre. Duke ecur kėshtu, i dolėn dy vagabondė, tė cilėt, pa u ndjerė, ia hoqėn kapistrėn gomarit. Njėri prej tyre e ēoi gomarin nė pazar dhe e shiti, pėr t'i ndarė pastaj paratė, kurse tjetri vuri kapistrėn nė kokė dhe kėshtu shkoi me Nastradinin nė shtėpi. Sapo Nastradini u rrotullua dhe pa njeriun nė vend tė gomarit, ngriu menjėherė. "C'mė shohin sytė kėshtu! Kush je ti ore?" - e pyeti Nastradini. Hileqari, pasi gėrhiti dhe u mblodh, tha me keqardhje: "E gjithė kjo erdhi nga injoranca; njėherė unė bėra ēamarrokllėqe dhe e mėrzita shume nėnėn. Nėna mė mallkoi, "U bėfsh gomar!", - tha ajo. Dhe unė u bėra pėrnjėherėsh gomar. Mua mė ēuan nė pazar dhe mė shitėn; ju mė bletė, kurse tani nga dora juaj e lehtė u bėra pėrsėri njeri". Njeriu e falenderoi Nastradinin dhe Nastradini e lėshoi atė, duke e kėshilluar qė tani e tutje tė sillet mirė.

Ditėn tjetėr Nastradini shkoi pėrsėri nė pazar pėr tė blerė njė gomar, por shikon qė agai tėrheq po atė gomar tė cilin ai e bleu dje. Atėherė Nastradini iu pėrkul te veshi gomarit dhe duke qeshur i tha: "Ah ti qerrata! Duket qė nuk mė dėgjove mua dhe pėrsėri e ke zėmėruar nėnėn tėnde."

***

Njė herė nė mbrėmje, nė tė ftohtėt e madh tė dimrit, fqinjėt u morėn vesh ta ftonin Nastradinin nė njė gosti dhe gjatė bisedės i thanė: "Dėgjo, Nastradin efendi, duam tė vėmė bast me ty; nėqoftė se ti fiton, ne do tė shtrojmė ty njė gosti marramendėse, por nėqoftė se ti humbet, ti do na pėrgatitėsh njė pilaf tė mirė si nė medrese, dhe hallvė 'gazi', e tė tjera qė ti i di. Nastradini tha: "Hė-hė! Po kam fuqi unė ti bėjė kėto?" Njėri tha: "Sigurisht s'mundesh. Po tė ishte e lehtė, ē'kuptim ka qė tė dikutojmė?" Nastradini i lodhur tha: "Hė fol, ē'na qėnka kjo gjė qė unė nuk mund ta bėj? E ēudiēme!" Kurse ai tha: "Sonte gjithė natėn do tė rrish nė sheshin e qytetit. Nė mėngjes ne do tė takohemi nė xhami. Nėqoftėse ti do tė rezistosh, atėhere ti ke tė drejtė pėr gosti; veē ama mendohu mirė: tė qėndrosh si i ngrirė jashtė nė acar, ku ēahet edhe mermeri, ku s'ka aluzjon pėr ngrohje, pra kėtė nuk e pėrballon dot ē'do djalė. Nga ana tjetėr, nuk duhet tė futesh diku e pastaj ndaj tė gdhirė tė dalėsh nė shesh, sepse shtėpia e atij apo e tjetrit tė gjitha dalin nė shesh. Ne deri nė mėngjez do tė ruajmė ty."

Po sa mė shumė ai i pėrshkruante rreziqet, aq mė shumė qetėsohej Nastradini. "Mjaft mė, lėre tani, e kuptova, - tha Nastradini. - Po deshėt njė batalion me ushtarė mė vini tė mė ruajė. Pėrderisa unė thashė qė do ta pėrballoj, do tė thotė se do t'ia dalė mbanė dhe fund".

Dikush, duke qeshur me tallje tha: "Ja heroi! Pse more, mund ta marrėsh pėrsipėr njė barrė tė tillė? Po pas sheshit ku do tė qėndrosh ti janė varrezat. Prandaj nė fillim mendoje mirė, se pastaj faji tė mbetet ty. Pėrshėndety me tė afėrmit e shtėpisė. Nqs tė ka borxh ndonjėri ose i ke fshehur paratė diku, thuaji; nqs i ke borxh ndokujt ose ke ndonjė hall, ngarkoja kėtij njeriu: ai i ka shpatullat e gjėra dhe mban."

Atėherė Nastradini tha: "Zakonisht unė nuk merrem me budallallėqe tė tilla, por pėr inatin tuaj, e pranoj bastin. Unė po ju tregoj se Nastradini ėshtė i derdhur prej hekuri, kurse zemrėn e ka tė fortė si mermer. Unė vij nga fukarallėku. Shpesh mė ka ndodhur qė tė flė jashtė, nė rrugė e nė male, nė tė ftohtė. Kurse kėtu tek ne nė qytet, lavdi Zotit, nuk ka ujqėr, as hajdutė nuk ka. Ndėrsa, pėrsa i pėrket 'lagjes sė tė heshturve', unė merrem vesh mė mirė me ta se me kėdo tjetėr. Unė ndoshta me qindra herė kam fjetur nė varreza. Tu lė lamtumirėn, t'i lė amanet diēka ndokujt? S'ėshtė nevoja. Unė s'kam asnjė njeri, qė ta kem vėshtirė pėr t'u ndarė; s'kam as punėra tė lėna pėr nesėr. Dhe sa pėr paratė, ju tė gjithė e dini se ē'kam patur i kam harxhuar, nga xhepi drejt e nė gojė, i kam ngrėnė dhe s'kam mė!"

Ja pra, kėshtu, mė nė fund ata vendosėn qė Nastradini ta kalonte natėn nė kėmbė nė njė vend pėrjashta.

Nė mėngjes Nastradini i gėzuar e plot shėndet, duke qeshur erdhi tek ata. Ata e pyetėn se si e kaloi kohėn. Nastradini filloi tė tregojė: "Rreth e rrotull ē'do gjė zbardhėllonte. Vetėm dėgjohej se si ulėrinte tufani, kurse pemėt pėrkuleshin poshtė dhe sa nuk binin pėr tokė, pastaj papritur drejtoheshin dhe pėrplaseshin tek njėra tjetra. Atje tutje, nė largėsinė prej gati njė milje, nuk di se ku shėndriste njė qiri." Sapo shqiptoi kėto fjalė, pėrnjėherėsh njėri prej tyre bėrtiti: "E humbi bastin, e humbi! Nė marrėveshjen tonė nuk bėhej fjalė pėr ngrohje, kurse ti, siē del, na je ngrohur tėrė natėn nga kjo dritė. Marrėveshja, pra, nuk ėshtė pėrmbushur."

Tė gjithė tė tjerėt e aprovuan kėtė mendim dhe meqėnėse Nastradini nuk e plotėsuar marrėveshjen, e dėnuan me njė gosti. C'nuk bėri Nastradini t'ua hidhte poshtė gjykimet pa kuptim, por ata e ngatėrronin atė dhe nuk e linin tė fliste. Nastradini, donte s'donte, u detyrua tė pranonte.

Darkėn e caktuar erdhėn miqtė; u falėn; biseduan; vajti ora dymbėdhjetė dhe pėr tė ngrėnė s'po ndihej gjė fare. Miqtė mė nė fund e humbėn durimin dhe thanė: "Dėgjo kėtu, Nastradin efendi, ne nuk presim dot mė, na jep tė paktėn atė qė ke pregatitur." Kurse Nastradini iu kthye: "C'thoni, o miq! S'ka lezet kėshtu, kini pak durim." Nė kėtė mėnyrė ai i bėri ata tė durojnė, por kur ora vajti tre e natės, miqtė filluan ta shajnė ashpėr Nastradinin. Atėherė Nastradini doli, gjoja sikur do t'u sillte darkėn. Ata pritėn dhe ca, pastaj thanė: "Ky llafazan po tallet me ne. Hajde tė shohim njėherė se ē'po bėn."

Ata u nisėn ta kėrkojnė atė nė kuzhinė, por atje nuk kishte as ushqim, as Nastradin. Ata shkuan nė oborr dhe panė Nastradinin qė kishte varur nė njė pemė njė goxha kazan dhe nėn tė kishte vėnė njė qiri qė mezi shėndriste. Miqtė i thanė: "Nastradin na ngordhe pėr tė ngrėnė. Kjo s'ėshtė mė shaka, po dreqi e di se ē'ėshtė!" Nastradini iu pėrgjigj: "Ju e shikoni, unė me dorėn time po ua gatuaj gjellėn. Prapė s'jeni tė kėnaqur?" "Ej, ti, budalla, - thirrėn miqtė, - kazanin e ke varur nė qiell, kurse kėtu poshtė tij ke vėnė njė qiri. Po a mund tė ziejė kazani nė kėtė lartėsi, edhe pishtar sikur tė ishte, e jo mė njė qiri?" "Si thatė miqtė e mi? Ju paska lėnė kujtesa, - tha Nastradini. - Tri ditė mė parė ju mė dėnuat se duke ndėnjur mė kėmbė tėrė natėn nė mes tė akullit, qėnkam ngrohur nga qiriu qė dukej sė largu nė njė largėsi prej shtatė kilometrash. Po ta krahasoj me atė, ju them me bindje se kėtu ėshtė mė nxehtė se sa nė stufėn e banjės. Qiriri sipas jush mund tė ngrohė nė largėsinė prej 7 kilometrash, atėhėrė pse i njėjti qiri nuk mund tė valojė kazanin nė njė largėsi gjithė e gjithė tre kut?"

***

Nastradini u mėrzit duke i dhėnė ushqim gomarit prandaj i tha gruas: "Qysh sot shikoje ti gomarin." Por gruaja nuk ra dakort dhe midis tyre u ndez sherri. Mė nė fund tė dy ata vendosėn tė heshtin dhe kush do tė flasė i pari, ai do ta ushqejė gomarin.

Nastradini u largua nė qoshe dhe gjatė disa orėve qėndroi pa folur. Kjo heshtje e mėrziti gruan, prandaj ajo hodhi shaminė nė kokė, shkoi te fqinja dhe ndenji atje deri nė mbrėmje. Erdhi koha e darkės. Gruaja i tregoi fqinjės se ē'i kishte ndodhur me burrin. "Kokėderr ėshtė burri im, - tha ajo, - ai nga urija vdes dhe pėr tė folur nuk do tė flasė. Ti ēojmė njė sahan me supė." Gratė i dhanė ēunit njė sahan me supė dhe ia ēuan Nastradinit. Por duhet thėnė se kur gruaja shkoi tek fqinja, nė shtėpi hyri hajduti, i cili, mbasi mori ēdo gjė tė ēmueshme, hodhi njė sy nė dhomėn ku rrinte Nastradini. Ai shikon, Nastradini rrinte nė qoshe dhe as nuk shqetėsohej fare pėr zhurmėn. Nė fillim hajduti u shtang, po kur pa qė Nastradini nuk shprehte as njė shqetėsim dhe as bėrtiste, por rrinte statujė e gurtė, vendosi me mėndjen e tij qė me siguri ėshtė i paralizuar; nė sy tė Nastradinit ai merrte ē'do gjė qė i nevojitej. Pastaj i hipi nė kokė dhe mendoi: "Po ja, t'ia heq nga koka qylafin me sarėkun e tė shohim, do tė flasė apo jo." Ai ia hoqi Nastradinit qylafin me sarėk dhe pasi hodhi plaēkat nė kurriz, iku.

Nė kėtė kohė vjen djali, i cili, pasi iu drejtua Nastradinit qė rrinte nė qoshe si hu, pa folur, tha: "Ju dėrguan supėn." Nastradini, si tė donte ti jepte tė kuptonte djalit se kėtu ndodhi njė plaēkitje dhe se atij i hoqėn edhe qylafin nga koka dhe prandaj duhet tė vinte gruaja, bile tė vinte sa mė shpejt, filloi tė vėrshėllejė dhe duke bėrė shenjė me dorė, tregoi kokėn e tij. Kurse djali e kuptoi se Nastradini kėrkonte qė t'ia rrotullonte tri herė sahanin me supė nė kokė. Kėshtu e kuptoi dhe kėshtu bėri; ai ia derdhi supėn nė kokė Nastradinit. Supa me oriz i rrodhi nėpėr fytyrė dhe nėpėr mjekėrr, por megjithatė, Nastradini heshtėte me kokfortėsi.

Djali u kthye nė shtėpi dhe nė pėrgjigje tė pyetjeve tha se nė shtėpi ishte hapur ē'do gjė nė tė dy kanatat: dyert, dollapi, sundukėt - kudo ishte rrėmujė e madhe, plaēkat e hedhura dhe tė shpėrndara. Pastaj ai tregoi historinė e supės.

Gruaja e mori me mend se kėtu diēka s'ishte nė rregull dhe ia mbathi me tė shpejtė pėr nė shtėpi. Sapo ajo pa atė shkatėrrim e rrėmujė, e shqetėsuar iu sul burrit, qė rrinte nė qoshe si dordolec, dhe i bėrtiti: "Oj, oj unė e zeza, ē'ėshtė kjo e keqe kėshtu?" "Hė, shko tani dhe jepi gomarit ushqim tė hajė," - tha Nastradini dhe shtoi akoma: "Ja ē'na solli kokfortėsia jote!"

***

Nastradini u mėrzit duke i dhėnė ushqim gomarit prandaj i tha gruas: "Qysh sot shikoje ti gomarin." Por gruaja nuk ra dakort dhe midis tyre u ndez sherri. Mė nė fund tė dy ata vendosėn tė heshtin dhe kush do tė flasė i pari, ai do ta ushqejė gomarin.

Nastradini u largua nė qoshe dhe gjatė disa orėve qėndroi pa folur. Kjo heshtje e mėrziti gruan, prandaj ajo hodhi shaminė nė kokė, shkoi te fqinja dhe ndenji atje deri nė mbrėmje. Erdhi koha e darkės. Gruaja i tregoi fqinjės se ē'i kishte ndodhur me burrin. "Kokėderr ėshtė burri im, - tha ajo, - ai nga urija vdes dhe pėr tė folur nuk do tė flasė. Ti ēojmė njė sahan me supė." Gratė i dhanė ēunit njė sahan me supė dhe ia ēuan Nastradinit. Por duhet thėnė se kur gruaja shkoi tek fqinja, nė shtėpi hyri hajduti, i cili, mbasi mori ēdo gjė tė ēmueshme, hodhi njė sy nė dhomėn ku rrinte Nastradini. Ai shikon, Nastradini rrinte nė qoshe dhe as nuk shqetėsohej fare pėr zhurmėn. Nė fillim hajduti u shtang, po kur pa qė Nastradini nuk shprehte as njė shqetėsim dhe as bėrtiste, por rrinte statujė e gurtė, vendosi me mėndjen e tij qė me siguri ėshtė i paralizuar; nė sy tė Nastradinit ai merrte ē'do gjė qė i nevojitej. Pastaj i hipi nė kokė dhe mendoi: "Po ja, t'ia heq nga koka qylafin me sarėkun e tė shohim, do tė flasė apo jo." Ai ia hoqi Nastradinit qylafin me sarėk dhe pasi hodhi plaēkat nė kurriz, iku.

Nė kėtė kohė vjen djali, i cili, pasi iu drejtua Nastradinit qė rrinte nė qoshe si hu, pa folur, tha: "Ju dėrguan supėn." Nastradini, si tė donte ti jepte tė kuptonte djalit se kėtu ndodhi njė plaēkitje dhe se atij i hoqėn edhe qylafin nga koka dhe prandaj duhet tė vinte gruaja, bile tė vinte sa mė shpejt, filloi tė vėrshėllejė dhe duke bėrė shenjė me dorė, tregoi kokėn e tij. Kurse djali e kuptoi se Nastradini kėrkonte qė t'ia rrotullonte tri herė sahanin me supė nė kokė. Kėshtu e kuptoi dhe kėshtu bėri; ai ia derdhi supėn nė kokė Nastradinit. Supa me oriz i rrodhi nėpėr fytyrė dhe nėpėr mjekėrr, por megjithatė, Nastradini heshtėte me kokfortėsi.

Djali u kthye nė shtėpi dhe nė pėrgjigje tė pyetjeve tha se nė shtėpi ishte hapur ē'do gjė nė tė dy kanatat: dyert, dollapi, sundukėt - kudo ishte rrėmujė e madhe, plaēkat e hedhura dhe tė shpėrndara. Pastaj ai tregoi historinė e supės.

Gruaja e mori me mend se kėtu diēka s'ishte nė rregull dhe ia mbathi me tė shpejtė pėr nė shtėpi. Sapo ajo pa atė shkatėrrim e rrėmujė, e shqetėsuar iu sul burrit, qė rrinte nė qoshe si dordolec, dhe i bėrtiti: "Oj, oj unė e zeza, ē'ėshtė kjo e keqe kėshtu?" "Hė, shko tani dhe jepi gomarit ushqim tė hajė," - tha Nastradini dhe shtoi akoma: "Ja ē'na solli kokfortėsia jote!"

***

Kur Nastradini ishte akoma fėmijė erdhi nga vendlindja e tij Sivrihisari nė Akshehir dhe pa se muzeini thėrriste nga minareja lutjen e mbrėmjes. Duke e keqkuptuar qėllimin e saj, ai i bėrtiti atij qė nga poshtė: "Hė, po ē'mund tė bėj unė me ty xhaxha? Ti ke hipur nė njė pemė qė s'ka degė as gdhėnka, si mund tė tė ndihmoj?"

***
Ishte njė djalė kokėfortė e mėndjemadh qė gjithnjė bėrtiste: "Mua s'mė gėnjen dot asnjeri." Nastradin hoxha, qė atėherė ishte djalė i ri, i dėgjonte shpesh kėto deklarata tė djalit. Njėherė ai u nevrikos dhe i tha djalit: "Ti rri kėtu. Unė tani do kthehem dhe do ta shikosh se me ē'mėnyra do tė tė gėnjej." Me kėto fjalė e la djalin dhe iku. Djali qėndroi me orė tė tėra duke pritur, por Nastradini humbi si kripa nė ujė. Ai u mėrzit, megjithatė po priste dhe seē pėshpėriste me vete. Nė kėtė kohė erdhi njė moshatar i tij dhe i tha: "Pse qėndron kėtu dhe llomotit?" Djali e sqaroi. Kurse moshatari qė erdhi, duke qeshur me budallallėkun e djalit, tha: "Po ja qė ai tė gėnjeu ty. C'do mė ti mburravec?"

***

Nastradini u ndal pėr punė nė Bursė dhe donte tė blinte nė pazar shallvare tė leshta pėr pesėmbėdhjet akēa. Ai e porositi qė t'ia mbėshtillte shallvaret dhe kur u bė gati tė paguante paratė dhe tė ikte, mendoi se shallvaret qė kishte veshur nuk ishin dhe kaq tė vjetra, prandaj vendosi qė mė mirė tė blinte njė xhube tė lehtė nė vend tė shallvareve. Dhe i tha shitėsit: "Unė doja tė blija shallvare, por ndėrrova mėndje. Nė vend tė tyre mė jep njė xhybe pėr pesė akēa." "Mirė," i tha tregėtari dhe i gjeti njė xhybe tė pėrshtatshme. Nastradini e mori dhe shkoi, por tregėtari filloi tė bėrtasė: "Ej, ti! S'mė ke dhėnė paratė!" "Po unė ti lashė shallvaret." "Po, por ti edhe pėr shallvaret nuk mė pagove paratė," i vuri nė dukje tregėtari. Nastradini i ēuditur bėrtiti: "Si? Aj-aj-aj! Kėta bursakėt qėnkan tė ēudiēėm. Po nuk i mora shallvaret, ēfarė tė paguaj pėr to?"

***

Pasi u kthye nė pikun e vapės nė shtėpi, Nastradini i tha gruas: "Mė sill tasin me kos! S'ka gjė mė tė dobishme dhe mė tė mirė pėr stomakun nė kėtė vapė!" Gruaja iu pėrgjigj: "Tasin? Po ne s'kemi as njė lugė kos nė shtėpi!" Nastradini tha: "Epo mirė, bile mė mirė qė s'ka. Kosi ėshtė i dėmshėm pėr njeriun." "Njeri i ēudiēėm je ti, - i tha gruaja, - njė herė thua se kosi ėshtė i dobishėm, njė herė i dėmshėm. Cili nga mendimet e tua ėshtė i drejtė?" Nastradini u pėrgjigj: "Nė qoftė se ai gjendet nė shtėpi, ėshtė i drejtė mendimi i parė, por nė qoftė se nuk ka, atėherė ėshtė i drejtė mendimi i dytė."

***

Predikimi nė xhami

Njėherė hoxhė Nastradini (hoxhė nė Turqinė e vjetėr thirreshin me respekt njerėzit e shkencės dhe tė arsimit -- mėsues, pedagogė dhe udhėheqės shpirtėrorė) u ngjit nė faltore nė Akshehir (qytet nė Turqi) pėr tė predikuar dhe tha: "Besimtarė, a e dini se ēfarė do t'u them?". Ata iu pėrgjigjėn: "Jo, nuk e dimė". Atėherė hoxha tha: "Kur ju nuk e dini, atėherė ē'mund t'u flas?". Me kėto fjalė ai zbriti nga faltorja dhe shkoi nė punėn e vet.

Herėn tjetėr kur ai hipi pėrsėri nė faltore dhe u drejtoi tė njėjtėn pyetje, njerėzit iu pėrgjigjėn: "E dimė". "Pra, pėrderisa ju e dini, domethėnė qė s'ėshtė nevoja qė unė t'u flas". Kėshtu tha dhe pėrsėri u largua. Besimtarėt, tė habitur, vendosėn qė, kur hoxha tė hipi prapė nė faltore t'i pėrgjigjen: "Disa nga ne e dinė, kurse tė tjerėt nuk e dinė".

Pasi u ngjit pėr herė tė tretė nė faltore Nastradini, sipas zakonit, iu drejtua popullit me tė njėjtėn pyetje. Pėrgjigja ishte: "Disa prej nesh e dinė, tė tjerėt jo". Nastradini, duke mbajtur seriozitetin, tha me zė tė lartė: "E mrekullueshme! Atėherė, ata qė e dinė le tua tregojnė atyre qė nuk e dinė".

Pėr tek kreu